Krujë- Detaje të reja janë publikuar nga zbulimi i disa pajisjeve të prodhimit të monedhave virtuale në Krujë.

Raportohet se lidhur me këtë ngjarje pronari i godinës, S. D. është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Sipas policisë aksioni ka nisur pas një informacioni, se një shtetas kryente veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të kriptomonedhave, kanë mirorganizuar punën dhe kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Kriptomonedha”.

Si rezultat, në katin e parë të një objekti në pronësi të S. D., i cili ia kishte lëshuar këtë ambient me qira një personi tjetër, shërbimet e Policisë konstatuan një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, në këtë banesë u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.