Ndërtesa që shihni në pamje quhet Pallati i Shqipërisë.

Eshhtë ndërtuar në vitin 1938 dhe ishte atëherë ndërtesa më e lartë në Gadishullin Ballkanik.

Shqiptarët që jetuan gjatë ekzistencës së ish -Jugosllavisë sigurisht që e dinë se në cilin qytet jam, por të rinjtë dhe shqiptarët nga vendet e tjera që e shikojnë këtë video as që mund ta imagjinojnë që jam pikërisht në qendër të Beogradit.

Eshtë për tu çuditur sesi në zemër të Beogradit një ndertesë me vlera të mëdha arkitekturore quhet  Pallati i Shqipërisë edhe pse mardheniet politike të dy vendeve janë në tension të vazhdueshem.

Përveç ndërtesës Shqiperia në Beograd, një nga rrugët më të vjetra mban emrin e një qyteti shqiptar. Rruga Skadarska, e cila është e njohur gjerësisht për restorantet e saj, po ashtu në pjesën e vjetër të Beogradit ka një rrugë që mban emrin e qytetit të Durrësit.

Edhe pse mardheniet  politike nuk janë fort të mira, mardhenia e bizneseve midis dy vendeve ka plot shembuj positivë bashkepunimi.

Një nga ata shembuj është kompania më e madhe në Serbi, Delta Holding.

Kompania Delta filloi të funksionojë në Shqipëri në 1993, kur përfaqësoi markën Nike.

 Gjithashtu Delta është përfaqësuese e markave Pink Lady, Modi, Evelina, Red Moon, Rubens etj.

Sot, Delta eshte zgjedhurar ne biznesin online (PINEAPPLE) që synon të bëhet dyqani më i madh online në Ballkan me selinë e saj në Shqipëri.Kompania gjithashtu planifikon të hyjë në biznesin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Disa mijëra shqiptarë jetojnë në Beograd. Mes tyre është edhe Xhihan Abazovic, një mjek i njohur, i cili ka jetuar dhe punuar në Beograd për 20 vitet e fundit.

Ai thotë se është i kënaqur me mundësitë që ofron Beogradi për zhvillimin e karrierës së tij dhe se jeta këtu është e bukur për të.

Panorama e Beogradit ka ndryshuar shumë sot , qyteti eshte ne zhvillim, kompanitë serbe ashtu edhe ato të huaja po investojnë në prona të paluajtshme. Këtu gjendet edhe  gjiganti EMAR nga Dubai, i cili po ndërton mega projektin Beogradi mbi ujë në brigjet e lumit Sava.

Pranë Pallatit të Shqipërisë gjendet kjo ndërtesë e quajtur Cari Rus, ku  simpatia e serbëve për rusët ka zgjatur me shekuj. Ajo ekziston edhe sot,  ku ne dyqanet serbe gjendet suvenire me  fotografi të Presidentit rus Vladimir Putin. Sipmatia e tyre shprehet edhe nepermjet kenges per femije qe kendohet gati prej 80 vitesh ku ne  tekst citohet se  “Ushtria Ruse (Ushtria e Kuqe) hyri në qytet dhe e çliroi atë nga pushtimi gjerman.

Pra ky ishte Beogradi në kamerën Shqiptare .