Një 20-vjeçar ka përfunduar i vdekur pas një përplasje me armë zjarri në Greqi. Raportohet se 20-vjeçari po ndiqej nga policia për shkak se dyshohej për vjedhje në Peramë mbrëmjen e së premtes. Fillimisht 20-vjeçari dhe dy persona të tjerë vodhën automjetin me të cilin u larguan por kur ranë në bllokadën e policisë, ata injoruan sinjalin e policisë dhe u përpoqën të iknin. Kjo pasoi me një ndjekje dhe në zonën e Peramës mjeti i 20-vjeçarit u bllokua nga policia.

Në këtë moment të rinjtë janë përplasur me armë me policinë. Nga të shtënat mbeti i vrarë 20-vjeçari dhe një nga shokët e tij u plagos. Ndërkohë edhe 8 policisë të tjerë mbetën të plagosur nga breshëria e armëve që lëshuan tre hajdutët.

Sipas informacioneve, 20-vjeçari ka marrë më shumë se një plumb në trupin pas përplasjes me policinë. Pas kësaj ngjarje policët, janë arrestuar ndërsa prokuroria ka nisur një hetim nëse ata kanë vepruar sipas rregullave.

Ndërkohë së fundmi janë publikuar edhe momentet e ndjekjes nga policia të tret të dyshuarve.