Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë, në këto bashki: 362 në Tiranë, 25 në Vlorë, 22 në Fier, 20 në Shkodër, 19 në Durrës, Lushnje, 18 në Elbasan, 17 në Kamëz, 15 në Sarandë, 9 në Vorë, Gjirokstër, 8 në Mallakastër, 7 Delvinë, 6 në Vau Dejës, Lezhë, Kuçovë, 5 në Tepelenë, Devoll, Cërrik, 4 në Mirditë, Krujë, Patos, Memaliaj, 3 Malësi e Madhe, Kukë, Kurbin, Kavajë, Dibër, Himar, Pogradec, Dimal, Poliçan, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Dropull, Përmet, Korçë, Berat, Skrapar, Belsh, Librazhd, Prrenjas,1 në Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Finiq, Maliq. Janë 13,608 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Vlora 55 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1,549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 247,636 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 659 Të shëruar në 24 orë 1,549 Të shtruar në spitale 152 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 3,136

Testime totale 1,693,375 Raste pozitive 264,624 Raste të shëruara 247,636 Raste Aktive 13,608 Humbje jete 3,380

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5,227 Fier 1,673 Shkodër 1,358 Vlorë 1,066 Elbasan 865 Gjirokastër 827 Berat 733 Lezhë 534 Korçë 498 Durrës 422 Kukës 277 Dibër 128