Gara në shtëpinë e Big Brother Vip është bërë më e ashpër. Prurjet e reja, priten t’i trazojnë më shumë ujërat. Zyrtarisht, pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jenë këngëtarja Beatrix Ramosaj, Sarah Berisha dhe Einxhel Shkira.

Tri prurjet e reja që pritet të trazojnë ujërat në

“Sonte po i futem një aventure të re me pritshmërinë e vetme që të vë veten në sfidë e të shijoj një habitat social me limite ndaj teknologjisë, kontaktit të jashtëm, atij familjar e shoqëror. Së dyti, për audiencën që kam, t’ju argëtoj sadopak e të më njihni për atë që jam përtej skenës, mikrofonit dhe kamerave”, tha Beatrix Ramosaj.

Tri prurjet e reja që pritet të trazojnë ujërat në

“Më pëlqen të jem e lirshme dhe aspak formale. Do tentoj të tregoj kush jam në të vërtetë”, u shpreh Einxhel Shkira.

Ndërsa Sarah Berisha, u shpreh se do t’i zgjojë banorët, me energjinë e saj.

Tri prurjet e reja që pritet të trazojnë ujërat në

“Big Brother deri më tani i ka munguar pak alegoria dhe gëzimi, ndaj mendoj se jam personi i duhur që do t’i zgjojë ata që janë brenda”, u shpreh Sarah Berisha.

Më shumë nga biseda me doktor Xhihan Abazoviç :