Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për humbjen e të atit.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllimet Bashës dhe familjes së tij.

“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha! U prehtë në paqe!” shkruan Meta.

Xhelal Basha u nda nga jeta ditën e sotme pas disa kohësh luftë me një sëmundje të pashërueshme.

Kujtojmë se kohët e fundit për sa i përket politikës mes Metës dhe Bashës ka pasur një përplasje ku kreu i PD-së i ka cilësuar, Berishën Metën dhe Ramën si trekëndëshi i Bermudës.