Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kreut të PD.

“25 prilli ishte goditje e rëndë për demokracinë dhe shpresën e shqiptarëve për ndryshim pas 8 vitesh premtime të pambajtura. vetëm një qeveri që vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet të nivelet e halleve të tyre dhe të ofrojë zgjidhej reale për njerëzit. Një qeveri me program dhe ofertë konkrete u pengua nga masakra zgjedhore më 25 prill. Përpjekjeve tona për t’i ofruar qytetarëve një opozitë të tillë me denoncime, i është mbivendosur një luftë e brendshme. Unë investova gjithçka për një zgjidhej që do i shërbente PD dhe transparencës. Nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si, kush kishte të drejtë e kush gabim. Fatkeqësisht përpjekja për të mbajtur PD të bashkuar nuk kishte sukses. Unë dhe demokratë iu përballëm me akuza të shumta dhe sot PD po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar PD të lënë mënjanë ndasitë, i vetëdijshëm për peshën që mora, dorëhiqem nga detyra e kryetarit të PDS me qëllimin për të ndihmuar në ringritjen e PD”, tha Basha ne deklaratën e tij.