Qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth u zbardhen nga breshëri pas reshjeve që zgjatën disa minuta pak pas mesnatës duke shkaktuar dëme të mëdha në frutikulturë. Meteorologu i “Meteoalb”, Hakil Osmani  shpjegon  se reshjet e breshërit ndodhën për shkak të ndryshimit të beftë të temperaturave gjatë ditëve të fundit, ku ditët me temperatura të u ndoqën rënie të menjëhershme.

Ka patur reshje të konsiderueshme breshëri dhe reshje të pakta shiu duke filluar nga ora 00:30 dhe për rreth 50 minuta solli rreth 55 mm reshja. Kjo ndodhi për shkak të disa ditëve me temperatura të larta duke u pasuar me rënie të menjëhershme të vlerave termike. Kjo solli pikërishte dhe prezencën e reshjeve në formën e breshërit në Shkodër”.

Sa i përket motit në fundjavë, Osmani shpjegon se pasditja e sotme pritet të karakterizohet nga një mot më i mirë krahasuar me mëngjesin, ndërsa reshjet rikthehen nesër deri në orët e mesditës.

Dita e sotme mbetet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta që do të krijojnë mundësinë për reshje të pakta të shiut, kurse pasditja do të karakterizohet nga një përmërim i kushteve të motit. Paraditja e nesërme do të karakterizohet nga një shtim i reshjeve duke sjellë reshje të dukshme shiu, të cilat do të jenë në formë rrebeshi. Kurse, pasditja e së shtunës do të sjellë përmriësim të kushteve të motit, që do të vijojë deri paraditën e së dielës”, tha Osmani.