Një debat mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt ka bërë që aktorja Arjola Demiri të mos ndihej mirë dhe ka kërkuar ndihmën e mjekut. Gjatë debatit mes tyre ajo ka kërkuar disa herë që dy konkurrentët të qetësonin tonet, por gjë nuk ndodhi nga ana e tyre.

Debate të forta në shtëpinë e Big Brother Vip, ja pse plasi
Debate të forta në shtëpinë e Big Brother Vip, ja pse plasi

Donaldi dhe Iliri debatuan ashpër me njëri-tjetrin, teksa ky i fundit po iu mësonte të gjithë banorëve koreografinë e një kërcimi. Iliri i tërhoqi vëmendjen Donaldit, duke i kërkuar të mos fliste. Ai i tha se me sjelljen e tij po tregonte edukatën dhe disiplinën artistike. Kledi dhe Semi i dolën në mbrojtje Donaldit, duke i thënë Ilirit se po flisnin të gjithë e jo vetëm ai.