Takimi i rradhës i “Open Balkan” në Beograd mes kryeministrit shqiptar, presidentit serb dhe zëvendës kryeministrit maqedonas, u finalizua me një deklaratë të përbashkët të 3 liderëve, ku theksi është vendosur në thirrjen që i bëhet Bashkimit Evropian, për të zhbllokuar ngërçin e proceseve integruese të rajonit.

Në deklaratën e përbashkët, tre liderët e “Open Balkan” i bëjnë thirrje BE-së që të ecë drejt Ballkanit Perëndimor ndërkohë që thonë se teksa unioni po harton strategji të reja për rajonin, shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet që ta lejojnë këtë spirale negative që të kërcënojë të ardhmen dhe mirëqenien. Mes rreshtash Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Nikola Dimitrov bëjne me dije se  kanë vendosur krijimin e një Këshilli Ndërministror që do të kontrollojë punën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Takimi i sotëm në Beograd siç bënë me dije 3 liderët që përfaqësojnë këtë nismë, u fokusua tek procedurat konkrete që duhet të ndryshojnë që mallrat dhe shërbimet në doganat e këtyre tre shteteve të mos mbeten peng e burokracive.  Rama, Vuçiç dhe Dimitrov përsëriten se kjo nuk është një iniciative që i izolon ata në rajon dhe i mban larg nga BE, por e kundërta sipas tyre është e vërtetë. Takimin  e ka asisituar dhe Këshillit Atlantik që ka marrë përsipër të jap ndihmën e tij për të përshpejtuar hapat konkret. Rezultatet konkrete në fakt priten të bëhen publike në samtit që do tëmbahet në Tiranë në fund të Dhjetorit, ndërsa zbatimi i tyre sigurojnë se do të nis nga Janari i vitit të ardhshëm.

Më shumë nga reportazhi i News1 .al në Beograd :