Një shpërthim me eksploziv ndodhi afër mesnatës së kaluar te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë.

Mësohet se makina është në pronësi të noteres Rezarta Koçi.

Në momentin që ndodhi shpërthimi, makina tip “Range Rover” me targa “AA 199 YS” ishte e parkuar në zonën e Komunës së Parisit, pranë kryqëzimit me “Rrugën e Kosovarëve”.

Policia ka nisur hetimet nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së parkingut, por edhe zonës përreth për të shkuar në gjurmët e autorit.

Më shumë nga reportazhi i News1 .al në Beograd :