Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë performancës së reperit Travis Scott në Festivalin Astroworld , duke rezultuar në një nga koncertet më vdekjeprurëse në historinë e SHBA-së.

Shtatëmbëdhjetë persona u dërguan në spital, 11 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Disa nga viktimat mund të jenë fëmijë. Gjyqtarja e qarkut Harris, Lina Hidalgo e quajti ngjarjen një “natë jashtëzakonisht tragjike”, pasi familjet prisnin lajmin nëse të dashurit e tyre ishin të sigurt.

“Situata ishte kaotike, mungonte ajri dhe njerëzit po shtypeshin me njeri-tjetrin.  Ngjarja ishte e njëjtë me rrëzimin e një kullë Jenga dhe ti ishe në mëshirën e fatit, tha një prej dëshmitarëve.