Mësohen detaje të reja nga ngjarja e “ngacmimit seksual” të Pogradecit: Burime konfirmojnë se i arrestuari është shtetasi Adriatik Haxhillari, me profesion drejtor në shkollën 9 vjeccare të fshatit Stropckë.

Burime bënë me dije se ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë. Policia e Pogradecit, në prani të psikologes, ka mësuar se drejtori i ka ngacmuar me shenja dhe u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur ti bindë për të treguar se ccfarë kishte ndodhur. Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”. Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

Të njëjtat burime treguan se shkolla ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe mësimi është bojkotuar ditën e hënë.