Covid-19 do mbahet mend si një nga pandemitë më të zeza të njerëzimit me qindra milionë të infektuar dhe miliona të vdekur.

Por nuk ka mbaruar ende sepse shtame të reja dalin.

World Meters shkruan se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë infektuar 250 milionë e 524 mijë e 158 persona.

Viktimat janë 5 milionë e 63 mijë e 645 persona dhe janë shëruar 226 milionë e 777 mijë e 527 pacientë. Shteti më i prekur nga pandemia është SHBA, me 47 milionë e 314 mijë e 139 të infektuar. E dyta radhitet India me mbi 34 milionë dhe Brazili me mbi 21 milionë.