Vlorë – Një autobus i transportit publik është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Siç shihet nga pamjet e siguruar nga Abcneës.al, autobusi ka marrë flakë në pjesën e pasme, ku edhe ndodhet motori. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar por vetëm për dëme materiale në autobusin e përfshirë nga flakët.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke krijuar edhe një perimetër sigurie.