Autoriteti Rrugor Shqiptar ka evidentuar zonat ku janë shkaktuar dëme si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të natës.

Sipas ARRSH rënie gurësh ka pasur në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe aksi Elbasan-Librazhd por pa probleme në qarkullimin e automjeteve.

Ajo u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.