Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit Koço Devole. Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri.

Llakaj ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”. Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë, e ndërsa thekson se urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja”, referuar këtu dekorimeve të disa lokaleve nga ana e Metës.

Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë. Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…”, shkruan Llakak mes të tjerash.