Personat që ishin të pranishëm në koncertin tragjik të reperit Travis Scott ku humbën jetën 8 persona dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, kanë thënë se performanca ishte një “ritual satanik” dhe pjesëmarrësit ishin sulmuar me shiringa.

I habitshëm ishte fakti se Scott shihte sesi fansat e tij binin përtokë teksa mjekët përpiqeshin t’i ndihmonin por nuk ndalonte shfaqjen që u mbajt të premten që shkoi.

Një prej dëshmitarëve tha dje për rrjetin TMZ: “Ishte si një koncert në ferr, nuk merrje dot frymë, nuk shikoje dot nga sytë. Në atë turmë askush nuk mund të shikonte, nuk dëgjoje dot se cilit i binin të fikët. Dhe të gjithë të tjerët i shkelnin me këmbë gjatë gjithë koncertit”.

“Kishte aq shumë trupa të shtrirë përtokë. Njerëzit tërhiqnin jashtë ata që u binin të fikët. Ata u bënin frymëmarrje artificiale por fytyrat e tyre ktheheshin në ngjyrë blu. Nuk kam parë kurrë vdekjen nga kaq afër. Njerëzit ulërinin për ndihmë. Thërrisnin nga këngëtari për ndihmë, por ai vazhdonte performancën, ishte djallëzore”, citon deshmitaret, rrjeti i showbiz Gatewaypundit.

Të tjerë dëshmitarë thanë se kishin ndjerë shpime gjilpërash në qafë gjatë performancës.

“Një roje sigurie që punonte në event ndjeu një shpim në qafë nga një sulmues i panjohur, teksa përpiqej të ndalonte një qytetar dhe menjëherë humbi ndjenjat.  Mjekët e risollën atë në vete me mjekimin anti-opiate NARCAN … ata e panë se ishte shpuar në qafë me shiringë,”.