Aktorja e njohur Salma Hayek i ka tronditur të gjithë me deklaratën e saj duke thënë se shtëpia e saj në Londër ishte i mbushur me fantazma.

Stafi i saj kishte kërcënuar se do të bojkotonin punën pasi kishin vënë re disa gjëra misterioze që ndodhnin në shtëpi.

Në një intervistë në The Ellen DeGeneres Show, aktorja tha:

“Unë nuk e pashë por, një truprojë nuk donte të punonte më atje sepse pianoja luante vetë dhe dritat ndizeshin dhe fikeshin vetë. Dyert dhe dritaret hapeshin dhe mbylleshin po vetë. Kam parë disa prej këtyre momenteve dhe gjithashtu shumë njerëz të tjerë që ishin në shtëpi me mua”.

Vajza e saj 14-vjeçare, Valentina, vuri në dukje se ajo i kishte parë fantazmat në disa raste. Edhe pse burri i saj mendoi se gjithçka ishte marrëzi, ajo vendosi të thërriste dikë për të larguar shpirtrat e këqinj.