Besa Kokëdhima bëri një koment në rrjetet e saj sociale, për vizitën e Dua Lipës në Shqipëri. Besa shkruan se Dua është bërë një një yll i muzikës sepse karrierën e saj e ka zhvilluar në Amerikë. Duke bërë një krahasim me Shqipërinë Kokëdhima shkruan se këngëtarët këtu e kanë mjaft të vështirë për shkak të të ardhurave që varen nga koncertet apo eventet e rastësishme.

Besa Kokëdhima: Dua Lipa u bë një yll sepse ishte në

“Dua Lipa është një yll! Por Dua u bë edhe në një shtet e treg prej vërteti. Nuk do kish as pritje me lëvdata, kortezira e tapete po të kish qenë në Shqipëri, pa të drejta autori, pa prioritarizim e mbështetje për artin, në kushtet mjerane që e kanë katandisur artin dhe artistët Shqiptarë. Po të kish qenë Dua në Shqipëri, muzikën e saj do e quanin jokomerciale, nga përdorimi i muzikës së saj do përfitonte 0 të ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike në club-s apo përdorimit nga politikanët në prag fushatash apo nevoja inagurimesh.

Besa Kokëdhima: Dua Lipa u bë një yll sepse ishte në

Këta habiten shumë që kur ke talent mund të bëhesh yll, se në Shqipëri yjet e vetme nga kalon gjithçka janë politikanët. Rockstaret më ekstravagantë e showmen-ët më të spikatur janë politikanët”, shkruan këngëtarja në një postim