Reperi i famshëm Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është shumë aktiv lidhur me çështjet e aktualitetit.

Së fundmi, ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me armë në dorë dhe ka paralajmëruar luftë civile.

Stresi i drejtohet Partisë Socialiste se mund të manipulojë votat e 25 prillit, por do të shkaktojnë luftë civile në vend.

“Manipuloni sa të doni votat! Luftë civile do keni nesër mbrëma,”, ka shkruar reperi, i cili aktualisht ndodhet prej disa ditësh në Angli.