Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e radhës të Komitetit të përbashkët të Politikave të Arsimit të Lartë, me rektorët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në këtë mbledhje mësohet se është diskutuar për ecurinë e ndërkombëtarizimit të universiteteve, për të cilën qeveria thotë se ka nënshkruar së fundmi 20 marrëveshje të reja bashkëpunimi dhe janë në proces të 30 marrëveshjeve me universitete prestigjioze ndërkombëtare.

Në fokus të takimit ishte edhe buxheti për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2022, hapja e programeve të doktoraturave, si dhe projektet e reja të kërkimit shkencor.