I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, analisti i njohur Ben Andoni ka komentuar situatën në PD dhe lëvizjen e Berishës që dje dorëzoi 4200 firmat për Kuvendin Kombëtar. Analisti shprehet se Berisha e ka të pamundur të marrë PD dhe se do të pësojë goditje të tjera, si arrestime të familjarëve të tij.

“Situata në PD është e trishtë, kur mblidhet një numër për një çështje të caktuar dorëzohen në administratën e partisë që ka lidhje me burokracinë. Nuk besoj që firmat të jenë të proceduar me të gjitha elementet. PD duhet të ngrinte një komision që t’u merrte me këtë çështje. Njerëzit e PD sot më shumë votojnë se sa shohin interesin e partisë Demokratike. Berisha e ka të pamundur të marrë PD, nuk mund ta marrë. Berisha ka shumë gjasa të marrë goditje të tjera, si arrestime, njerëz të afërt të Berishës, familjarë të Berishës dhe ky fakt e mban Bashën të sigurt. Çështja e Gërdecit mund të jetë fatale për familjen Berisha.”, u shpreh Ben Andoni.