Gazment Bardhi duket se i ka dhënë goditjen e fundit koalicionit PD-LSI.

Ai deklaroi në Open se PD i ka ofruar LSI-së para zgjedhjeve 15 mandate të sigurta por kjo e fudnit ka refuzuar duke thënë se do të fitojë 34 mandate.

Bardhi zbuloi dhe një bisedë për qarkun e Elbasanit, ku në prezencë të Bashës, Kryemadhit dhe Petrit Vasilit, i kishte thënë para zgjedhjeve se LSI nuk fiton asnjë mandat në Elbasan, por përgjigja që mori ishte se LSI fiton 3 mandate ndërsa PD 2 dhe do luftojë për të tretin.

Menjëherë pas Bardhit, fjalën e mori analisti Andi Bushati, i cili kritikoi ashpër PD-në që nuk arriti të futej në listë të përbashkët me LSI-në. Bushati me ironi i tha Bardhit se në vitin 2013 Rama ‘i bëri g*jore Metës për të ardhur në pushtet, ndërsa PD ka larguar LSI-në dhe tashmë madje dhe Berishën.

Debati:

Bardhi: PD i ka ofruar 15 mandate në lista të sigurta, por ata kanë pasur pritshmëri për 34 mandate. Ka pasur negociata për 2 muaj. Ata thanë ne do fitojmë të vetëm 34 mandate dhe nuk pranojmë të hyjmë në listë të përbashkët. Ka pasur një komunikim mes Bashës dhe Kryemadhit, ku unë kam konstatuar që LSI nuk arrin të marrë mandat në Elbasan. Përgjigja që kam marrë është që LSI sot ka 3 mandate në Elbasan, PD ka 2, dhe lufton për të tretin.

Bushati: Unë kam thënë para zgjedhjeve, që nëse Kryemadhi dhe Basha, për arsye seksuale, politike, parash, etj, nëse nuk arrijnë të bëjnë koalicion, duhet të shporren, pak rëndësi ka kush e ka fajin. Duhet të shporren të dy.

Bardhi: Unë isha për dy lista të veccanta.

Bushati: Edi Rama i bëri gojore Ilir Metës për të ardhur në pushtet në vitin 2013, i shkoi atje në Gjirin e Lalzit. Një parti që do të mundë rilindjen duke larguar LSI, duke larguar Berishën, ok ta gëzojë.

Bardhi: Nuk ka thënë duam 20 apo 25. Por ka qenë për dy lista. Donin koaliciion paszgjedhor.

Bushati: Edi Rama ka thënë që Lulzim Basha është djalë i mirë dhe reputacionin ia prish Kryemadhi dhe Berisha. Nuk guxoi njëherë të bënte një foto me Metën. Ju bëtë atë që donte Edi Rama.