Ajo nuk është supermodelja perfekte dhe e bukur që jemi mësuar ta shohim në pasarelat ndërkombëtare, por një vajzë e re me sy të përlotur që flet hapur për depresionin e saj. Bella Hadid ka publikuar një përmbledhje të fotove të saj të papublikuara, në të cilat ajo tregon për herë të parë fytyrën e saj pa grim me sy të përlotur, të fryrë dhe rrathë të errët. Supermodelja, 25 vjeçe, ka vendosur të tregojë se prej disa kohësh ka qenë pre e “ankthit dhe depresionit”, çrregullime që i kanë shkatërruar jetën. Në imazhet që ka publikuar ajo shfaqet duke qarë.

Pse kudo në rrjet, qarkullojnë fotot e supermodeles duke qarë!

“Ndonjëherë gjithçka që ju nevojitet është të ndjeni se nuk jeni vetëm. Kështu që unë ju them: ju nuk jeni vetëm. Unë dua që ju të dini se sëmundja mendore ose çekuilibri fizik nuk janë lineare. Por ka gjithmonë dritë në fund të tunelit. Gjithmonë ka vend për të filluar nga e para, por për mua ka qenë gjithmonë bukur të dija se edhe nëse kanë kaluar disa ditë, javë apo muaj, bëhet më mirë, disi, qoftë edhe për një moment”, shkroi supermodelja, duke rrëfyer betejën e saj me sëmundjet mendore.

Pse kudo në rrjet, qarkullojnë fotot e supermodeles duke qarë!

Fotot e një prej vajzave më të ndjekura në botë u publikuan gjerësisht në rrjet, për të ndarë mesazhin që kushdo mund të preket nga sëmundjet mendore, por edhe për të dhënë forcën, që ato mund të kalohen.