7 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19 në vendin tonë, 3 më shumë se raporti i një dite më parë. Ndërkohë vihet re një ulje e rasteve të reja, ku në 24 orët e fundit janë shënuaar 194 infektime.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.