Psikologia Valbona Treska u shpreh e shokuar nga ngjarja që ka tronditur të gjithë vendin, ku një monstër vrau dhe groposi një fëmijë.Psikologia Treska tha se kjo ngjarje nxjerr në pah, se personat me probleme të shëndetit mendor në vendin tonë, trajtohen si normalë nga shoqëria dhe shteti dhe ngjarje të tmerrshme si kjo e sotmja, janë pasojat.

“Ishte një shok emocional kur mësova për lajmin. Kur dëgjon për një ngjarje të tillë nuk ka as një psikolog apo gazetar, që të gjejë fjalët. Jemi nëna, motra njerëz që kemi mish e gjak dhe që përballë një situate të tillë jemi të shokuar.

Ne psikologet kemi stopuar mbledhjen që po bënim, nuk mundeshim më të vijonim për shkak të shokut. E keqja e gjithë kësaj situate është se janë ngjarje të paralajmëruara. Askush nuk i kontrollon këto individë. Askush nuk i kanë në fokus këto njerëz. Nuk i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor. Këto persona janë në lagjen tonë, në pallatin tonë.

Janë të rrezikshëm sepse shkaktojnë të tilla dëme, ndryshe nga problemet fizike. Dëgjova që bëhej fjalë për një fshat. Ai fshat aq banor sa ka, nuk e kishte evidentuar atë person? Por dua të theksoj që edhe shteti nuk ka instanca të duhura që të merren me këto persona”, u shpreh psikologia Treska .