Policia e Vlorës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë vetëm 1-vjeç ka prerë venën jugulare në qafë me një gotë të thyer dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se vogëlushi D. Kaca ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike, por pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.

Mjekët e kanë pasur të pamundur që ta mbanin në jetë fëmijën, për shkak të humbjes së madhe të gjakut që kishte pësuar.

“Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton zyrtarisht policia.