PSG do të zhvillojë kundër Nantes ndeshjen e javës së 14-të në Ligue 1.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë, ku bie në sy mungesa e dy lojtarëve të njohur.

Gianluigi Donnarumma nuk është pjesë e kësaj liste dhe do të mungojë në këtë ndeshje, sepse nuk është stërvitur me ekipin ditën e djeshme, prandaj nuk është grumbulluar nga tekniku parizien.

Ndërkohë për Sergio Ramos shtyhen edhe për një javë tjetër debutimi i tij me PSG-në, që akoma nuk ka bindur trajnerin Pochettino për ti besuar një fanellë titullari.

Të grumbulluar janë edhe Lionel Messi dhe Neymar Jr, ku ky i fundit është gati për të luajtur, edhe pse me Brazilin nuk luajti ndeshjen e fundit për shkak të dëmtimi, nga ana tjetër ‘Pleshti” është gati për PSG-në.