Analisti i njohur Mustafa Nano ka ironizuar deklaratat e sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha drejt ambasadores së SHBA, Yuri Kim, për të cilën tha se nuk do të futej më në zyrën e tij pa u kërkuar falje demokratëve.

Nano bën krahasim me këngëtarjen e famshme Dua Lipa duke thënë se është njësoj si të mos pranojë kurrë ta fusë në krevat, ndërkohë që në planet e saj nuk ekziston një gjë e tillë.

“Berisha i thotë Yuri Kim-it: “Kurrë nuk do futesh në zyrën time”. Hahaha! Është njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës, se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim. Është e vetmja gjë që Dua Lipa nuk e ka në plan”, shkruan analisti Mustafa Nano në rrjetet sociale.

Në fjalën e mbajtur sot në foltore, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi: “Dera e Sali Berishës si kryetar PD-je, apo kryeministër, do jetë gjithmonë e hapur për ambasadoren e SHBA-ve, me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim, në çfarë do funksioni që të jetë nuk do shkelë në zyrën time pa u kërkuar juve të falur për barin që ju serviri. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e barit. Ne jemi ata që  kemi përmbys diktatorin që u ofronte shqiptarëve bar. Këtë fyerje nuk ua ka bërë kush në 30 vjet. Të garantoj që në zyrën time nuk do shkelësh kurrë u kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”.