Ashtu sikurse pritej, hyrja e Meridianit dhe Antonelës në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka trazuar ujërat. Së fundmi Antonela ka patur një debat me Beniadën e cila e ka ironizuar ish-konkurrenten e “Për’puthen” për vëmendjen e madhe që i kushton paraqitjes fizike.

“Edhe ne jemi të bukura. Pse nuk kemi trup ne? Nuk kemi sy ne? Nuk dimë të vishemi ne?”,- tha ajo teksa bisedonte me Fifin. Më tej ajo nuk u kursye edhe ta imitonte Antonelën për orët e gjata dhe gjestet e bëra përpara pasqyrës.

“Të gjithë shihemi në pasqyrë por nuk bëjmë ashtu. Shihemi 2 minuta dhe kaq, nuk rrimë dy orë. Nuk ka nevojë të bëjmë veprime kot”,- shtoi ajo.

Kur Antonela erdhi në dhomën ku po qëndronte ajo, Beniada iu drejtua me këto fjalë: “Ke ardhur dhe po na tregon se je e bukur? Prit se ke rrugë përpara.”