Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seanca e radhës do të shqyrtohet nga gjyqtarja Albana Boksi.

Përmes avokatit të tij mbrojtës Ardian Visha, ish-ministri Mediu ka ankimuar vendimin e Apelit të Posaçëm për rihapjen e hetimeve ndaj tij. Rekursi është depozituar tre javë më parë. Ai ka kërkuar prishjen e vendimit që sipas tij është anti-kushtetues duke theksuar se në lidhje për këtë çështje është dhënë njëherë një vendim.

Një tjetër argument që është paraqitur nga pala mbrojtëse është është se vepra penale për të cilën ish ministri akuzohet është parashkruar.

Për sa i përket shortit avokati i Mediut pretendon se Boksi ka konflikt interesi për shkak se ka shqyrtuar disa kërkesa. Burime bëjnë me dije se në rast se gjyqtarja nuk jep dorëheqjen do kërkojë përjashtimin e saj, për shqyrtimin  e kësaj çështjeje.