Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Vlorë, ku një 35-vjeçare është hedhur nga pallati së bashku me fëmijën e saj.

Gruaja është hedhur së bashku me fëmijën e saj 2-vjeçar nga një pallat në lagjen Pavarësia.

Burime bëjnë me dije se gjendja e nënës dhe fëmijës është e rëndë, ndërkohë që ndihma e parë i është dhënë nga fqinjët e pallatit.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkohë që nëna dhe fëmija janë dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.