Drenova pa piktorin e saj të peizazhit, shuhet në moshën 76 vjetare artisti i penelit Sotiraq Xega.

Drenova si fshat i njohur edhe për personalitetet e saj ka humbur një prej banorëve të saj që egzistencën e tij e përfaqësoi edhe nëpërmjet artit.

Piktori Sotiraq Xega është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar së fundi dhe u rëndua dy ditë më parë duke u shuar disi papritur.

Xega njihet si një nga piktorët më prodhimtarë në Korçë, kryesisht në gjininë e peizazhit. Ai ka çelur rreth 35 ekspozita personale, vitet e fundit duke i ekspozuar punimet e tij në natyrë në fshatin e lindjes Drenovë.