Vjedhësit janë shtuar, problematikë po aq sa vrasësit, policia rajonale e Korçës ndalon tre persona.

Krimet e rënda sensibilizojnë opinionin publik, por nuk janë më pak të rrezikshme vjedhjet në rrugë, në banesa apo prona private që cënojnë sigurinë dhe rendin. Kohët e fundit, në zona të ndryshme të Shqipërisë ka dalë edhe njëherë si problematikë hajdutëria e rrezikshme, aq sa njerëzit janë gati të reagojnë me armë ndaj kësaj dukurie që u kanos pronën dhe jetën. Rajoni i Korçës nuk mbetet prapa nga rastet e vjedhjeve si në qytet edhe në fshatra. Policia nga ana e saj, i bën të ditura këto raste kur arin të identifikojë apo verë në pranga autorët e dyshuar.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Braçanj, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 9 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve së pronës, bënë ndalimin për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë, të shtetasit në kërkim R. Sh., 18 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 14.10.2021, në lagjet nr. 15 dhe 18, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur 120.000 mijë lekë dhe 560 euro, në banesën e shtetasit S. N. dhe një biçikletë në pronësi të shtetasit G. T.

Po nga strukturat e mësipërme, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Melçan, Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, ky shtetas ka vjedhur 3 varëse floriri në dyqanin e argjendarisë të shtetases E. G., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’ njofton bilancin e saj nga fronti i vjedhjeve policia e Korçës.