Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias deklaroi se situata epidemiologjie po stabilizohet në shumë zona të vendit.

Gjithashtu ai deklaroi se janë siguruar 30 milion doza për qytetarët, ndërsa sqaroi se deri në qershor do të merren 1,2 milion doza të vaksinës Pfizer, kundër koronavirusit.

Në një konferencë për mediat, Kikilias tha se në krahasim me javën e kaluar ka pasur një ulje të rasteve të reja me Covid-19, kryesisht në Atikë.

Por pavarësisht kësaj ai i bëri thirrje qytetarëve të tregohen vigjilent dhe të respektojnë masat anti-Covid.

“Tani më shumë se kurrë nuk duhet të lejojmë që koronavirusi ta kthejë këtë optimizëm në një kërcënim”, tha Kikilias duke i bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që të vaksinohen.