Kompania saudite, Aramco ka nënshkruar pesë marrëveshje me kompanitë franceze, duke përfshirë një marrëveshje për të eksploruar një biznes automjetesh me hidrogjen me Gaussin.

Njoftimi u dha nga gjiganti i naftës në një deklaratë të shtunën.

“Marrëveshja midis Aramco dhe Gaussin synon të krijojë një strukturë moderne prodhimi për automjete me hidrogjen në rrugë dhe jashtë rrugës në Mbretërinë e Arabisë Saudite”, thekson deklarata.

Marrëveshjet e tjera kanë mbuluar fushat e teknologjisë së kapjes së karbonit në atmosferë, inteligjencës artificiale dhe prodhimit vendas.

Marrëveshjet janë pjesë e strategjisë së zhvillimit ekonomik të Arabisë Saudite, që shpreson që të heqë varësinë nga eksporti naftës, që sot përbën mbi 90 për qind të të ardhurave të vendit. Arabia Saudite është prodhuesi kryesor i naftës në botë.