Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën e Malit Moravë.

F. K. 36 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar makinën tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri Dh. G. 32 vjeç, banues në Korçë.

Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes