Mile Zeçeviq nuk do të marrë pjesë në garën për lider të ri të LSDM-së dhe do të jetë sekretar organizativ i partisë, mësojnë NEWS1.ALBANIA nga burime në LSDM Shkup.

Sipas burimit tonë, bëhet fjalë për një marrëveshje brenda partisë brenda vetë LSDM-së, dhe vlerësohet se Zeçeviq ka treguar aftësi të mëdha organizative në zgjedhje, kur më parë ka mbajtur të njëjtën pozitë në LSDM.

Zeçeviq është ish-shef i policisë sekrete maqedonase dhe është i vetmi person që ka mbajtur këtë post dhe nuk ka përfunduar në burg. Ai është gjithashtu pjesë e Bordit të Drejtorëve të Stopanska Banka AD Manastir, e cila është në pronësi të maqedonasit më të pasur Jordan Orce Kamçev.