“Qëllimi i Tregut të përbashkët regjional është forcimi i bashkëpunimit ekonomik midis vendeve në regjion, rritja e konkurrentshmërisë, por edhe tërheqja e regjionit për tregun e Bashkimit Evropian. Konkurrentshmëria regjionale, në vend të konkurrencës regjionale! Kjo është e ardhmja jonë!”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi sot në një konferencë të përbashkët shtypi me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq, e cila u mbajt pas takimit zyrtar bilateral ndërmjet delegacioneve të të dy vendeve.

“Kjo do të rrisë rezistencën e regjionit ndaj rreziqeve të çdo lloji dhe do të forcojë aftësinë tonë për t’u ballafaquar me sfidat dhe fenomenet e paparashikueshme, siç është rasti me pandeminë momentale. Kjo do të sjellë prosperitet për qytetarët tanë, përparim dhe ardhmëri për regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i përgatisë ekonomitë tona për hyrje në Bashkimin Evropian. Konkurrentshmëria regjionale është çelësi që hap derën e prosperitetit të Ballkanit Perëndimor,” tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Abazoviq, me ftesë të zëvendëskryeministrit Bytyqi, është në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe gjatë takimit ata biseduan për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, si dhe bashkëpunimin dhe mundësitë e reja potenciale.

“Në takimin e sotëm me nënkryetarin Abazoviq, biseduam për dy ekonomitë tona, bashkëpunimin dhe potencialin për thellimin e tij. Ajo që kemi shkëmbyer sot është një angazhim për të forcuar bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, i cili është interes i përbashkët, dhe iniciativat për të shfrytëzuar potencialin për atë bashkëpunim, të cilat janë të dukshme”, tha Bytyqi në fjalimin e tij në konferencën për shtyp, duke shtuar se çfarë ajo që është bërë e qartë në këtë periudhë është se ne jemi po aq të fortë sa edhe sistemi. Ekonomia e zezë dhe dëmet që ajo shkakton janë shumë më të dukshme kur jemi në krizë, si dhe fakti që bashkëpunimi, dialogu i hapur dhe zgjidhja konstruktive e problemeve në nivel lokal por dhe regjional janë veglat tona për t’u ballafaquar.

“Këto dy vende janë më shumë se miqësore, ne jemi mirënjohës për dorën e shtrirë nga Mali i Zi dhe ne duam të themi se të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë dhe në çdo moment mund të mbështeten në dorën që Mali i Zi ia shtrinë vendit tuaj dhe që ne i gëzohemi çdo suksesi të juaj sikur të ishte i yni. Regjioni është lodhur nga grindjet, nga nacionalizmat, ne duhet të fokusohemi në ekonomi, në progres, në një standard më të mirë të jetës. Ju jeni një shembull i shkëlqyeshëm i kësaj, dhe unë konfirmoj se në takimin e sotëm kemi pasur një komunikim shumë produktiv dhe konstruktiv, dhe se zëvendëskryeministri Bytyqi hapi shumë tema që janë të rëndësishme për të dy vendet,” tha nënkryetari Abazoviq në fjalimin e tij në konferencën për shtyp, dhe shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor me një prezantim të përbashkët më lehtë mund të fitojnë perspektiva më të mëdha për zhvillim dhe përparim.

Bytyqi dhe Abazoviq gjithashtu theksuan se forcimi i tregut të përbashkët regjional do të jetë një hap i rëndësishëm për të dy vendet, sepse kjo do të kontribuojë në ngritjen e standardit të qytetarëve, rritjen e tregut për kompanitë, e me këtë edhe mundësitë për zhvillim dhe investime të reja.