Një 22 vjeçare e infektuar me Covid e cila para disa ditësh kishte sjellë në jetë foshnjën e saj ka humbur jetën tek Shefqet Ndroqi.

Burimebëjnë me dije se e reja Sidorela Koca e cila ishte shtatzënë për shkak të infektimit me Covid, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. 22 vjeçarja gjatë kohës që ka qenë në intubim ka sjellë në jetë vajzën e saj, por fatkeqësisht për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ka humbur betejën me covid.

Në një speciale të transmetuar disa ditë më parë e reja ndodhej në ambjentet e spitalit Covid 2, mjekët i kanë treguar gazetares Ema Shazivari gjendjen shëndetësore të 22 vjeçares e cila ka lindur në kohën që gjendej në intubim.

Mjekët janë shprehur se për shkak të gjendjes së saj atyre u është dashur që të kryejnë një ndërhyrje në kohën që ajo ishte me frymëmarrje të drejtuar për të shpëtuar jetën e foshnjës.

Sipas mjekëve e reja ka lindur një vajzë e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.