Presidenti  Ilir Meta në një konferencë për gazetarët në Fier është shprehur se shqiptarët me 25 prill do të japin një leksion për të gjithë ato që mendojnë se jemi popull sorrash.

Ndër të tjera ai është shprehur se është absurde kur dëgjon nga kryeministri se do e shikojmë në atë post deri në 2030.

Sipas Metës vetëm një person me probleme të mëdha mendore mund ta pretendojë një gjë të tillë.

Kam qenë jam dhe do të jem mbrojtës i kushtetutës. Kam qenë mbrojtës i kushtetutës dhe kur kam qenë në qeveri dhe kur kam qenë në opozitë. Populli të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe të japë një mesazh duke zgjedhur kandidatët në këto lista. Nuk kam asnjë peng me bindje se i kam shërbyer Shqipërisë dhe do ti shërbej deri në fund.

Populli shqiptar do t’u japë një leksion më 25 prill të gjithë atyre që na konsiderojnë një popull sorrash!

Ç’mund të presim ne nga një njeri që thotë “këtu më keni deri më 2030”?! E qartë që kemi të bëjmë me një person me probleme të mëdha mendore”, ka thënë Meta