Tiranë – Httpool nga Aleph dhe Meta kanë deklaruar se dy kompanitë do të bashkëpunojnë në Shqipëri nën Programin e Partnerëve të Autorizuar të Shitjeve Meta.

Partnerët e autorizuar të shitjeve të Meta janë zgjerime të ekipeve të shitjeve të Meta në të gjithë globin. Ata mbështesin reklamuesit dhe agjencitë për të arritur qëllimet e tyre të biznesit duke ofruar asistencë lokale, drejtim strategjik dhe ekspertizë në të gjithë familjen e produkteve Meta.

Një proçes i plotë përzgjedhjeje dhe miratimi siguron që partnerët e autorizuar të shitjeve të Meta të përmbushin nivelin më të lartë të nevojave të biznesit për reklamuesit dhe agjencitë.

Aleph, kompania mëmë e Httpool, është pjesë e programit ASP që nga viti 2018 dhe mbështet jo vetëm rritjen e Meta-s, por edhe ekosistemin lokal të reklamave, duke u mundësuar agjencive, reklamuesve dhe SMB-ve të kenë sukses në marketingun digjital.

Aleph ka një rekord përsosmërie në marketingun digjital dhe është aktiv me ekipet lokale, të përkushtuara në rajone të shumta anembanë botës, duke përfshirë Afrikën, Evropën Qendrore Lindore dhe rajonin Azi-Paqësor.

Nëpërmjet Httpool dhe me kuptimin gjithëpërfshirës të Aleph për zgjidhjet e Meta-s, kompania shërben si një pikë e drejtpërdrejtë kontakti me të gjitha produktet, aplikacionet dhe shërbimet që u mundëson reklamuesve të shfrytëzojnë sa më shumë atë që Meta ka për të ofruar.

Për më tepër, me prezencë lokale në Tiranë, Httpool nga Aleph ofron mbështetje në gjuhët zyrtare dhe kombëtare, ofron shërbime konsulence si në aspektin strategjik ashtu edhe në atë optimizues të fushatave, si dhe mundëson faturimin në monedhën vendase të vendit, lekun shqiptar.

Si një partner i autorizuar i shitjeve, Httpool nga Aleph pajis agjencitë dhe reklamuesit me mundësi trajnimi në treg, duke ofruar qasje falas në programe, duke përfshirë kurse dhe një çertifikim përmes Meta Blueprint. Kjo i ndihmon ekipet të mësojnë aftësi të reja dhe thelbësore dhe të maksimizojnë vlerën e investimeve të tyre në reklamat dixhitale.

“Shqipëria dhe më gjerë rajoni i Evropës Jugore është një zonë me potencial të madh dhe ne po intensifikojmë përpjekjet tona për të mbështetur njerëzit dhe bizneset këtu”, tha Bianca Vlaston, Meta Lead Balkans.

“Httpool nga Aleph ka qenë pjesë e Programit të Partnerëve të Autorizuar të Shitjeve të Meta-s që nga viti 2018. Me njohuritë dhe ekspertizën tonë të fuqishme në tregun lokal, ne mund të ofrojmë mbështetje më të mirë për biznesin dhe agjencitë në nivel lokal, duke i ndihmuar ata të zhbllokojnë rritjen e tyre të mundshme. Nëpërmjet pranisë së Httpool nga Aleph në treg, reklamuesit shqiptarë tani kanë akses faturimi në monedhën vendase”, shtoi Vlaston.

“Jemi të emocionuar të sjellim Httpool nga Aleph si Partner të Autorizuar të Shitjeve të Meta-s në Shqipëri dhe jemi të bindur se ky zgjerim do të ofrojë mbështetje të përmirësuar për bizneset dhe agjencitë në nivel lokal, duke mbështetur më tej misionin e zhbllokimit të rritjes lokale,” tha Katarzyna Paliwoda, Drejtore e Tregjeve në Zhvillim të EQL. tek Meta.

Facebook® është një markë e regjistruar e Meta Inc.

Rreth Httpool nga Aleph Httpool, është një kompani e Aleph Group, që përfaqëson platformat kryesore të mediave digjitale në Ballkan dhe në mbi 30 tregje të tjera në Evropë dhe Azi.

Një kombinim unik i aksesit për lojtarët më të mëdhenj digjitalë, teknologjinë e pronësisë dhe njohuritë e ekspertëve e lejon Httpool nga Aleph të mbështesë bizneset dhe markat në maksimizimin e përpjekjeve të tyre të reklamimit dhe nxitjen e biznesit.

Zbuloni më shumë: www.httpool.com

Rreth Aleph

Aleph është një mundësues global kryesor i reklamave digjitale që lidh mijëra reklamues në vendet në zhvillim me platformat kryesore dixhitale në botë.

Aleph përfaqëson platformat kryesore në botë në mbi 90 tregje anembanë globit kur ata nuk kanë një prani fizike, duke u mundësuar platformave si Twitter, Meta, Snapchat dhe gati 35+ të tjerave të zgjerohen në tregje të reja dhe duke u mundësuar reklamuesve të përfitojnë plotësisht nga aftësitë reklamuese të platformave.

Nëpërmjet këtyre partneriteteve afatgjatë, Aleph krijon mundësinë për të gjithë njerëzit dhe bizneset që të reklamojnë në nivel lokal dhe global pa kufij.https://web.facebook.com/v2.8/plugins/comments.php?app_id=725838694246556&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Dfadd1c4b90998%26domain%3Dwww.noa.al%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.noa.al%252Ff34fbce036d12%26relation%3Dparent.parent&container_width=835&height=100&href=https%3A%2F%2Fdevelopers.facebook.com%2Fdocs%2Fplugins%2Fcomments%3Fhref%3D%2Flajmi%2F2022%2F12%2F2359347.html&locale=en_US&numposts=5&sdk=joey&version=v2.8&width=Lajme të sugjeruaraRritje e partneritetit strategjik Kinë – vendet arabeMeta ka zgjedhur Httpool nga Aleph si Partner të Autorizuar shitjesh në ShqipëriShënohet rritje në tregtinë e jashtme për periudhën janar-nëntor 2022Ronaldo ‘driblon’ lajmet për braktisje të kombëtares me një mesazh të fortë unitetiTransmetuar 08-12-2022, 14:48

Cristiano Ronaldo dha një mesazh të fortë uniteti, pasi u publikua lajmi se ai kishte kërcënuar se do të largohej nga Katari përpara ndeshjes me Zvicrën, ku nuk figuronte pjesë e formacionit startues.

Lojtari evidenton një grup dhe ekip të fortë, të aftë për t’iu rezistuar “forcave të jashtme” dhe pa “iu trembur asnjë kundërshtari”. Teksti është ilustruar me një foto, në të cilën të gjithë lojtarët, zëvendësues dhe titullarë, festojnë një nga golat ndaj Zvicrës.

“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për ta lënë veten të trembet nga ndonjë kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Besoni te ne, forca Portugali!” – shkruan pesë herë fituesi i “Topit të Artë” në rrjetet sociale.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=true&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19zaG93X2J1c2luZXNzX3ZlcmlmaWVkX2JhZGdlIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfY2hpbl9waWxsc18xNDc0MSI6eyJidWNrZXQiOiJjb2xvcl9pY29ucyIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfcmVzdWx0X21pZ3JhdGlvbl8xMzk3OSI6eyJidWNrZXQiOiJ0d2VldF9yZXN1bHQiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NlbnNpdGl2ZV9tZWRpYV9pbnRlcnN0aXRpYWxfMTM5NjMiOnsiYnVja2V0IjoiaW50ZXJzdGl0aWFsIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19leHBlcmltZW50c19jb29raWVfZXhwaXJhdGlvbiI6eyJidWNrZXQiOjEyMDk2MDAsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZHVwbGljYXRlX3NjcmliZXNfdG9fc2V0dGluZ3MiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3ZpZGVvX2hsc19keW5hbWljX21hbmlmZXN0c18xNTA4MiI6eyJidWNrZXQiOiJ0cnVlX2JpdHJhdGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmx1ZV92ZXJpZmllZF9iYWRnZSI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1600839914719178753&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.noa.al%2Flajmi%2F2022%2F12%2F2359347.html&sessionId=535cb699e7c71168f047c0cdc68b813d8a913957&siteScreenName=noanews&theme=light&widgetsVersion=a3525f077c700%3A1667415560940&width=500px

Nga ana e saj, Federata Portugeze e Futbollit (FPF) ka reaguar këtë të enjte ndaj lajmeve që raportojnë kërcënimin e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga kombëtarja pas një bisede të supozuar ‘të nxehtë’ me Fernando Santos, sapo ai mësoi se nuk do të ishte titullar kundër Zvicrës, në 1/8 finale të Kupës së Botës në Katar.

Ja deklarata e FPF: “Një lajm i publikuar këtë të enjte raporton se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja gjatë një bisede me Fernando Santos, trajnerin e kombëtares.

FPF sqaron se në asnjë moment kapiteni i kombëtares, Cristiano Ronaldo nuk ka kërcënuar me largim nga kombëtarja gjatë grumbullimit në Katar.

Cristiano Ronaldo ndërton çdo ditë një rekord unik në shërbim të kombëtares dhe vendit, çka duhet respektuar dhe që dëshmon shkallën e padiskutueshme të përkushtimit ndaj kombëtares.

Rastësisht, shkalla e përkushtimit të lojtarit me më shumë ndeshje te Portugalia u dëshmua sërish, nëse është e nevojshme, në fitoren ndaj Zvicrës, në 1/8 finale të Kupës së Botës 2022.

Ekipi kombëtar, lojtarët, trajnerët dhe struktura e FPF është siç ka qenë që nga dita e parë, plotësisht e përkushtuar dhe entuziaste në ndërtimin e asaj që vendi dëshiron, pjesëmarrja më e mirë e Portugalisë në një Botëror”.KOMENTONIArrestohet mësuesja që dhunoi nxënësen në shkollëTransmetuar 08-12-2022, 14:48

Një nxënëse në Kosovë ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga mësuesja e saj.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një shkollë të Malishevës.

Mësuesja është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj saj.

Rasti është regjistruar si keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, njofton policia:

“Malishevë 07.12.2022-20:35. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në shkollë është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare mësimdhënëse. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.KOMENTONIPala greke mbyll pikën kufitare ‘Tre Urat’, ndalohet dhe kalimi i këmbësorëve (Arsyeja)Transmetuar 08-12-2022, 14:44

Përmet- Për dy orë autoritetet greke do të mbyllin pikën kufitare “Tre Urat” në Përmet. Shkak janë bërë disa punime që pala helenë po bën.

Për këtë është njoftuar Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, e cila vë në dijeni udhëtarët që kanë planifikuar të kalojnë në këtë pikë.

Mbyllja do të jetë nga ora 13:30 deri në orën 15:30.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër:

Nisur nga njoftimi i marrë nga Policia Greke, se për shkak të punimeve që do të kryej pala greke në Pikën Kufitare Tre Urat, Përmet, nga ora 13:30-15:30, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e automjeteve, në hyre dhe në dalje të kësaj pike kufitare.

Policia Kufitare njofton qytetarët, të cilët kanë planifikuar për të udhëtuar nëpërmjet Pikës Kufitare Tre Urat, Përmet, që gjatë këtij intenerari kohor pika e kalimit kufitar do të jet e bllokuar për shkak të punimeve që po kryen në palën Greke në Tre Urat, Përmet.KOMENTONIQëlloi me armë në drejtim të dy personave që i ekzekutuan shokun, arrestohet i riu në VlorëTransmetuar 08-12-2022, 14:39

Vlorë- Bie në pranga i riu në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Sali Zeneli, banues në Panaja.

I riu Sali Zeneli, qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin u larguan 2 autorët pas ekzekutimit të shokut të tij Taulant Beqiraj.

Në njoftimin zyrtar policia informon se Shërbimet e Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Swift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim S. Z., 32 vjeç, banues në Panaja.

Ky prson ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve.