Greqi- Lihet në paraburgim Qamil Taja që vrau të dashurën Kristjana Brakaj 19 vjeçe në Greqi.

Jashtë gjykatës së Pireut ka mbizotëruar tension me të afërmit dhe miqtë e 19-vjeçares, ndërsa prezenca e policisë ka qenë e fortë. Akuzat ndaj 25-vjeçarit janë vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës.

Autori i vrasjes dyshohet se ishte xheloz patologjik për partneren e tij .

Si ndodhi ngjarja:

Në orët e para të së shtunës (12/3) çifti janë takuar për t’u kthyer në shtëpinë ku jetonin në Pire. Të dy kanë punuar një natë më parë deri vonë në klubet e natës në Troumba dhe Kallithea.

Me të mbërritur në shtëpi ka nisur sërish sherri mes 25-vjeçarit me kombësi shqiptare dhe 19-vjeçares. Më pas, vrasësi i vetë-rrëfyer, i inatosur dhe nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas asaj që tha), ia futi vajzës nën nofull dhe ka tërhequr këmbëzën, duke qëlluar dhe vrarë dy herë në kokë bashkatdhetarin e tij 19-vjeçar.

19-vjeçarja ka qenë e ulur në divan dhe aty ai e ka braktisur, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se e ka qëlluar nga afër. Më pas, sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, është dorëzuar vetë në Polici. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka gjetur gruan të vdekur. Ai u vu në pranga dhe u dërgua në komisariatin lokal.

Bëhet me dije se pas vrasjes, e llogaritur mes orës 07.00 dhe 08.30 të mëngjesit të së shtunës, 25-vjeçari është kujdesur të fshehë armën që zotëronte në frigorifer. Më në fund pistoleta është lokalizuar nga policia e sigurisë së Pireut pa i treguar autori i vrasjes./Protothema