Ekuador- Një 28-vjeçare në Ekuador ka vdekur papritur teksa po bënte ushtrime në palestër.

Një kamera sigurie e kapi Ramirezin duke bërë “Squats”, kur papritmas humbi ndjenjat dhe ra me fytyrë përtokë.

Të pranishmit në palestër vrapuan menjëherë për të ndihmuar 28-vjeçaren deri në mbërritjn e ambulancës.

Ndonëse Ramirez u dërgua menjëherë në spital, kur mbërriti nuk kishte shenja jete. Mjekët nuk mund të bënin asgjë dhe e shpallën të vdekur.