ELBASAN-Banorët e lagjes “Shënkoll” janë ngritur sot në protestë kundër faturave të larta të ujit të pijshëm.

Sipas tyre për sa kohë kanë sahat në banesa nuk është e drejtë të paguajnë më shumë sesa konsumojnë.

Të indinjuar kërkojnë zgjidhje nga drejtuesit e ndërmarrjes. Në protestën e organizuar merrnin pjesë qytetarë familjarë për shqetësimin e përbashkët, që është mbifaturimi i ujit.