Del foto e Adem Rusit, të dënuarit shqiptar që u gjet i varur në burg në Greqi.

Mediat greke raportuan ditën e djeshme se shqiptari i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur me lidhëset e këpucëve në kangjellat e furgonit të policisë.

Por ky variant është hedhur poshtë nga vëllai i tij Shkëlqim Rusi. Ky i fundit në një prononcim për mediat në Korçë ka thënë se kjo është një vrasje dhe sipas tij është bërë nga vetë gardianët.

Ai kërkoi që autopsia e trupit të viktimës të bëhet në Shqipëri dhe sigurisht që të zbardhet ngjarja. Ai tha se vëllait të tij i kishin mbetur edhe 2-3 muaj dënim për të vuajtur dhe nuk kishte arsye për të ndërmarrë këtë akt të rëndë ndaj vetes.

Prononcimi i Shkëlqim Rusit:

Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e pa pranueshme është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin. Ai ka folur me të gjithë njerzit dhe askush nuk e beson që është vetvrasje, atë e kanë vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar. Kjo është një përrallë, që thonë ahtoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë. Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kabëll thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di çtë them. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta.