Mësuesit mbeten bankomateve për rrogat, pas vonesës së zgjatur ka një lajm të mirë.

Mësuesit e zonës së Korçës janë përballur me vonesën e rrogave. Situata disi e pazakontë e kalimit të rrogave ka shqetësuar punonjësit e arsimit, të cilët nuk kanë marë sqarim për këtë problematikë.

Mësuesit zakonisht i tërheqin rrogat në datën 3 të çdo fillim muaji, apo edhe ndonjë ditë vonesë në rast se kalendari përkon me ditë pushimi. Si rrallëherë, kur data shënon 10 dhjetor ata vazhdojnë të paraqiten pranë bankomateve të bankës por konstatojnë se nuk kanë të ardhura në llogarinë e tyre.

Ka të dhëna se pjesa më e madhe e mësuesve nuk kanë tërhequr rrogat mujore, ndërsa situatën e bën më të pakuptueshme fati se një pjesë e kolegëve të tyre e kanë marë tashmë.

Lidhur me këtë shqetësim të mësuesve, një zyrtar i Drejtorisë arsimore sqaroi se janë kryer procedurat, dje kanë kaluar rrogat në bankë dhe nga sot mësuesit mund ti tërheqin.