Kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, dy prokuroret të Elbasanit Ermira Tafani dhe Armanda Xhaferri.

Vendimi është ndërmarrë pak kohë përpara se të dilnin në Veting.

Të dyja prokuroret e Elbasanit e kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pa dhënë arsye.

Dorëheqja është pranuar nga institucini përkatës.

Edhe disa gjyqtarë të Elbasanit kanë dhënë dorëheqjen për t’iu shmangur vetingut.