Raste të kësaj natyre ka shumë.

“Po bërtisja, qaja, pata sulme paniku.”-këto janë fjalët e një 17-vjeçareje në Greqi që u ngacmua seksualisht nga një 50-vjeçar brenda një autobusi.

E reja ka përshkruar me një zë të dridhur skenat dramatike që përjetoi në autobus teksa kthehej nga shkolla në shtëpi.

“Pash një dorë që po më prekte, u trondita. E shtyva me dorë dhe fillova t’i bërtas, me dëgjoi i gjithë autobusi. Në fillim pasagjerët nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte.”-tha 17-vjeçarja.

Më pas, shoferi i autobusit mbylli dyert për të mos lejuar që 50-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën të largohet.

Sipas të miturës, 50-vjeçari tentoi të largohej, por ishte shoferi i autobusit ai që e pengoi atë duke mbyllur dyert dhe lajmëruar policinë.